Komuniteti Myslyman Shqiptar ka njoftuar ditën e sotme se është anuluar pritja tradicionale në seli për festën e Kurban Bajramit, por bëhet e ditur se falja e namazit do të kryhet në xhami sipas protokolleve të masava anti-COVID.Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një prononcimi të publikuar në rrjetet sociale.

“I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit”.

Ceremonia qendrore pritet të kryhet në xhaminë e “Kokonozit” ku falja e namazit do të mbahet duke respektuar masat e higjenës dhe distancimit social./Tv Malisheva

Share.