Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, janë ndaluar 4 persona për veprat penale keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar, mashtrimi, legalizimi i përmbajtjes së rremë dhe falsifikimi i dokumenteve.
Njëri nga katër të ndaluarit me inicialet S.V. është me profesion noter, si dhe është ndaluar për veprën penale keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar. Ndërkaq, S.B., M.D. dhe J.Zh., janë ndaluar për veprat penale mashtrimi, legalizimi i përmbajtjes së rremë, si dhe falsifikimi i dokumenteve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të katër personave të ndaluar./TV Malisheva