Artistja e njohur, Rihanna, ka pesë vite që ka pauzuar nga industria muzikore.

Gjatë kësaj periudhe ajo është fokusuar në bizneset e saj, të cilat po ecin për mrekulli, shkruan Daily Mail.

Aludime rreth saj kanë ardhur gjatë ditës së djeshme (e enjte), duke pretenduar se do të lansohet së shpejti albumi saj i nëntë.

33-vjeçarja ka vazhduar të shoqërojë fansat e saj për disa vite tani, duke treguar në vitin 2020 se ajo ishte ‘në mënyrë agresive’ duke punuar për muzikë të re.

“Rihanna ka punuar fshehurazi për muzikë të re për një kohë të gjatë dhe albumi i saj i nëntë më në fund është bërë bashkë”, u shpreh një burim afër saj.

Për më tepër, detaje rreth xhirimit të videoklipit u zbuluan se ajo tashmë ka zgjedhur një regjisorin me emrin Raja Virdi.

Albumi i fundit i këngëtares u publikua në vitin 2016 dhe që nga ajo kohë Riri ka lënë fansat me shpresën se mund të kthehet me ndonjë projekt muzikor.  /TV Malisheva

Share.