Skuadra nga Liga e Dytë, e futbollit të Kosovës, FC A&N ka vazhduar me përforcimet e radhës.
Prizrenasit kanë prezantuar sot gjatë ditës katër ardhjet e reja në skuadër, transmeton KosovaPress.
Muhamet Berisha, Besfort Bajrami, Mentor Thaçi dhe Bajram Dili janë lojtarët më të rinj të skuadrës A&N.
Mirëpo ajo që vlen të theksohet është mënyra e prezantimit të prurjeve të reja, gjë që do të kishin lakmi edhe shumë skuadra të Superligës së Kosovës.
Kutojmë që kjo nuk është hera e parë që skuadra nga Liga e Dytë bënë një gjë të tillë, pasi që edhe lojtarët e tjerë, ata i kanë prezantuar në mënyrë të njëjtë.
Më poshtë video e prezantimit të lojtarëve si dhe deklratat e tyre të parë si lojtar të FC A&N.