Një lajm fantastik vjen nga Munichu i Gjermanisë, ku kryetari i Federatë së Basketbollit të Kosovës (FBK) është zgjedhur anëtarë i Bordit të FIBA Evropës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një njoftimi në “Facebook”, lajm ky të cilin federata e cilësoi një sukses të madh për basketbollin kosovar,

Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Munihu. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Ky është një sukses i madh për Federatën e Basketbollit e Kosovës dhe Basketbollin e Kosovës”, shkruante në postimin e FBK-së.

Fetahu u zgjedh anëtarë bordi i FIBA Evropës me 39 vota në zgjedhjet që janë mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të qeverisë evropiane të basketbollit.

Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajon që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës. I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission).

/TV Malisheva

Share.