Rezultatet e arritura në ditën e mërkurë në kuadër të javës së shtatë kanë sjellë edhe ndryshime të mëdha në renditjen tabelare, shkruan Gazetasheshi.
Fitorja përballë Istogut në shtëpi e ka bërë lider ekipin e Malishevës që tani kryeson kampionatin me 16 pikë të tubuara.
“Troftat” zbresin në vendin e dytë, megjithëse kanë pikët e barabarta.
Besa nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi përballë Trepçës, teksa vazhdon të zbresë në klasifikim.