Babai i Amy Winehouse, Mitch ka zbuluar se shpirti i të bijës e ka vizituar 3 vite më parë. Teksa ka folur mbi vdekjen tragjike të së bijës, Mitch ka treguar se vazhdon ta ndjejë ende prezencën e Amy-t rrotull vetes dhe madje e ka ndjerë se ajo i është ulur njëherë mbi shtrat.

Ai ka rikujtuar se shpirti i të bijës e ka vizituar ndërsa ai po qëndronte në apartamentin e saj dhe shton se këtë gjë e ka konfirmuar më vonë edhe një nga një person që ka fuqi telepatike.

“3 vite më parë, po qëndroja në apartamentin e Amy-t dhe ndjeva se diçka po hynte nga dritarja dhe hyri pas shpinës sime. Mu duk sikur dikush më vendosi një furçë dhëmbësh elektrike në kurriz.

Ndjenja ishte shumë dramatike, por ishte një ndjenjë shumë e dashur. Pashë orën dhe ishte 5.02 e mëngjesit. Më zuri paniku se po pësoja një krizë ose sulm në zemër, por më pas u qetësua.

Më vonë vizitova një grua dhe ajo më tha ‘Amy erdhi për të të parë. Ishte ora 5.02 e mëngjesit.’ I shpjegova asaj se çfarë ndjeva dhe ajo më tha ‘Ajo ka qenë energjia e Amy-t’. Unë e ndjej atë gjatë gjithë kohës dhe e di se dhe Janis e ndjen. Djali im më ka thënë se e ka parë në një dritë të zbehtë blu. Të gjithë ne e ndjejmë prezencën e saj”, ka treguar ai.

Në 23 korrik do të publikohet një dokumentar i “BBC’, që mban titullin “Reclaiming Amy”, 10 vite pasi mjekët e gjetën të vdekur në shtëpinë e saj në moshën 27-vjeçare. Në shtëpinë e saj u gjendën disa shishe vodka në dysheme dhe pas vdekjes rezultoi se ajo ndërroi jetë nga helmimi prej alkoolit. Para se të ndahej nga jeta ajo ishte përdoruese e rregullt e drograve, duke përfshirë heroinë, kokainë dhe kanabis. Më vonë artistja vendosi të hiqte dorë prej tyre dhe të pastronte trupin. /TV Malisheva

Share.