Në takimin mes LDK-së e Vetëvendosjes, që është duke u zhvilluar aktualisht mes përfaqësuesve të këtyre dy subjekteve partiake, tashmë është bërë pjesë edhe Fatmir Limaj.

Takimi LDK-VV ku tani siç mëson Klan Kosova po merr pjesë edhe Nisma, ndodhi vetëm pak kohë pasi Lidhja Demokratike nominoi Vjosa Osmanin kandidate për Kryeministre.

Pjesë e këtij takimi janë Isa Mustafa, Albin Kurti, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, dhe përfaqësues të tjerë të këtyre subjekteve përfshirë tani së fundi edhe prezencën e Fatmir Limajt.

Share.