Kandidati për kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë politikë të jashtme.

Ai kështu ka thënë në forumin FOL Hapur, duke shtuar se ka pasur vetëm një angazhim të politikës së jashtme për të ndërtuar ambasada dhe për të dërguar njerëz atje, njofton Klan Kosova.

“Nëse e shikojmë me kujdes, nuk drejtohet politika e jashtme nga një ministër. Nëse politika e jashtme është rrezikuar gjatë dy vjetëve të fundit, ku kemi qenë para dy vjetëve?”

“Politikë të jashtme në Kosovë në fakt nuk ka pasur hiç. Ka qenë vetëm një angazhim i politikës së jashtme për të ndërtuar ambasada dhe për ta dërguar ndonjë njeri atje”.

“Politika në tërësi, sistemi jonë pa një vullnet, pa një konsultim me kryeministrin, nuk do të përfillet. Duhet kryeministri t’i japë prioritetet”.

Share.