Sot, Fatmir Limaj, deputet i Kuvendit të Kosovës vizitoi Komunën e Malishevës, i cili u njoftua për së afërmi me gjendjen e krijuar.

Z. Limaj, ngriti një mori shqetësimesh lidhur me mos menaxhimin e kësaj epidemie nga oraganet qendrore. Kërkoj urgjentisht nga Ministria shëndetësore të merrë masa në ndihmë të qytetarëve, jo vetëm të qytetarëve të Malishevës po tërë Kosovës.

Limaj kërkoi të respektojnë qytetarët rekomandimet e ISHP të Kosovës , të gjithë ti kryejnë detyrat e veta, mjekët, qytetarët, komuna etj.

Me pas z. Limaj theksoi : “U shqetësova nga ajo që dëgjova  këtu në mungesë të mjeteve elementare që ju duhen këtë krizë.120 punëtorë këtu për ata nuk ka maska e paisje tjera e mos të themi për të tjerët. Nuk shkohet çdo ditë me 20 maska , kaq doreza .

Zoteri Limaj u nda i kenaqur me institutin shëndëtësor që është në kontakt të vazhdueshëm me komunën dhe qendren shëndetësore , në sherbim të testimeve, të shtohen testimet më shumë për të identifikuar të prekurit.

Është tejt shqetësuese që një ministër i shëndetësisë të mos kontakton asnjë zyrtarë në Malishevë , theksoi Limaj

TvMalisheva kërkoi të komenton nga Zoteri Limaj, ne njeren anë ndalën ndihmat dhe në anen tjetër ndalimi strategjik , i planit të Biznesit , mos jeni ju arsyeja,se si një barnatore dhuron më shumë se shteti, Limaj shprehu shqetësim për të parën ndërsa për të dyten deklaroi se do të flet në një kohë tjetër./ TV Malisheva/

 

Share.