Nuk arriti të hyj në kandidim për kryetar të LDK-së me datën 3 Gusht, por duket se aventura e tij në partinë më të vjetër në Kosovë nuk do të mbyllet me kaq.
Fjala është për Fatmir Sejdiun, që pritet të jetë kandidat i LDK-së në listën zgjedhore për deputet.
Kështu ka mësuar Gazeta BLIC përmes burimeve të saj brenda Këshillit të Përgjithshëm, i cili vazhdon edhe më tutje t’i zhvillojë punimet.
Kjo tregon edhe njëherë fuqinë e Isa Mustafës, i cili po vazhdon t’i rehatojë konkurrentët e mëdhenj.
Kujtojmë se para pak çastesh edhe Agim Veliu u konfirmua si nënkryetar i parë i partisë.