Ai i ka thënë Danas-it se ka informacione të brendshme nga biseda Kurti-Vuçiq.
“Ne në institut kemi informacione se gjatë bisedës mes Kurtit dhe Vuçiqit janë thënë shumë gjëra thelbësore lidhur me marrëveshjen për targa dhe dokumente për kalimin e kufirit”, thotë Sheholi.
Sheholi thotë se sipas informacioneve që ka, marrëveshja për targa dhe letërnjoftime do të arrihet para 1 shtatorit, me arsyen se pas kësaj Kosova do të duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me tokën e Manastirit të Deçanit, si dhe formimin e Asociacionit.
“Me sa duket pritet edhe formimi i Qeverisë së Serbisë që perëndimi të shohë se ku do të orientohet Serbia”, tha Sheholli.
/TV Malisheva