Në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë në të cilën është duke vazhduar vaksinimi anti COVID-19 për personelin shëndetësor për tërë Kosovën, vetëm sot janë vaksinuar rreth 300 profesionistë shëndetësor.

Kështu tha në një konferencë për media, koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi.

Bardhi po ashtu theksoi se gjatë ditës së djeshme rreth orës 08:00 deri në orën 19:00 janë vaksinuar 940 persona.

Ndërsa, siç tha ai deri më tani në këtë tre ditësh të fazës së dytë të vaksinimit, janë vaksinuar 1,900 profesionistë shëndetësor nga e tërë Kosova.

“Dita e tretë të fazës së dytë të vaksinimit. Aktualisht deri më tani kemi 300 profesionistë shëndetësor në nivel vendin. Nga totali i përgjithshëm kemi të vaksinuar 1,900 të vaksinuar deri më sot shpresojmë që ky numër do të jetë në rritje. Dje nga ora 08:00 deri në orën 19:00 kemi pasur 940 të vaksinuar”, ka thënë Bardhi. /TV Malisheva

Share.