Gjita sportet kosovare janë pezulluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës me 13 mars, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Kurse, Federata e Basketbollit e Kosovës ka qenë e para që ka anuluar kampionatin anise ishte afër fundit të saj, shkruan Gazeta Olle.

Pikërisht FBK ka bërë thirrje për qëndrim në shtëpi për kalim të kësaj situate aktuale.

“Sallat do t’i mbushim edhe më shumë. Qëndroni në shtëpi dhe do të rikthehemi edhe më të fortë”, ka shkruar FBK në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Kujtojmë, pas anulimit të kampionatit në basketboll, asnjë skuadër nuk është shpallur kampion, ndërsa në kohën e pezullimit kryesuese në renditje tabelore ishte Sigal Prishtina.

Ndërsa, KB Peja ka mbetur skuadra e vetme në Kosovë që këtë vit e ka mbyllur me një trofe, pasi muaj më parë kishte fituar Kupën e Kosovës, të mbajtur në Rahovecë.

Peja, gjithashtu karshi Superligës së Kosovës, ishte pjesë edhe e Ligës Ballkanike ku ishte një nga pretendentët kryesor për të fituar.

Kjo garë pritet që fazën finale ta vazhdon në shtator të këtij viti, pas vendimit të fundit të marr nga kjo ligë.

Share.