Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë edhe një tjetër garë në kuadër të Ligës Unike ku marrin pjesë skuadra nga Kosova dhe nga Shqipëria.

Në këtë Final 4, do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira në Ligën Unike në konkurrencën e femrave, ku do të mësohet kampionia e parë e kësaj lige.

Prishtina, Penza, Flamurtari i Vlorës dhe Bashkimi janë skuadrat që do të garojnë për trofeun e çmuar, që është historik.

Ky është edicioni i parë në Ligën Unike në konkurrencën e femrave.

Për të shpalosur më shumë detaje rreth këtij organizimi, FBK ka thirrur një konferencë për media të premten me fillim nga ora 11:00.

/TV Malisheva

Share.