Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Organizatën Olimpiada Speciale e Kosovës dhe SO Germany, si dhe GIZ do të organizojnë Punëtorinë për Implementimin e Sportit të Unifikuar.

Kjo Punëtori do të mbahet nga 28 deri më 30 Janar në Prishtinë. Punëtoria ka të bëjë me Implementimin e Sportit të Unifikuar. Kjo punëtori po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe për qëllim e ka implementimin e Sportit të Unifikuar në shoqërinë tonë, si në shkolla, klube e tjera.

Pikërisht në punëtorinë e parë i është dhënë prioritet basketbollit si sport, ndërsa nga Federata e Basketbollit e Kosovës janë ftuar tre trajnerë: Driton Obërtinca, Agnesa Robaj dhe Valentin Spaqi.

Në këtë punëtori ligjërues do të jenë Micheal Newton dhe Tobias Antoni. Në përmbyllje të këtij projekti do pajisen edhe me certifikata si trajner për implementimin e sportit të unifikuar, ku këto certifikata planifikohen të shpërndahen në fund të projektit./TV Malisheva

Share.