Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar vendimin sipas të cilit janë bërë ndryshime nga vendimi paraprak mbi dënimet që iu shqiptuan klubit të basketbollit Peja.
Dënimi me 6000 euro dhe dy ndeshje pa prezencë të tifozëve erdhi për shkak të incidenteve me tifozë që ndodhën gjatë ndeshjes me Trepçën, vendim ky që u ankimua nga KB Peja të cilët gjithashtu paralajmëruar se nuk do ta zhvillojnë ndeshjen e katërt ndaj Trepçës, transmeton TV Malisheva.
Ankesa e Pejës u pranua pjesërisht nga Komisioni i Garave brenda FBK-së. Dënimi në të holla është zbritur në 3000 kurse dy ndeshjet e radhës Peja do t’i zhvilloje më 25 përqind të kapacitetit të sallës me tifozë.
Pas këtij vendimi të FBK-së, KB Peja, përmes drejtorit sportiv Arber Elshani ka bërë të ditur se do të luajë sfidën e radhës kundër mitrovicasve.
Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:30.
/TV Malisheva