Skuadra e Malishevës ka shkarkuar trajnerin Arsim Thaçin, pas rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, njofton TV Malisheva.
Shkarkimi i trajnerit nga bankina e Malishevës, vjen pas disfatës së fundit ndaj Prishtinës, ku malishevasit pësuan disfatë 4:2.
Klubi e ka falënderuar trajnerin për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin.
Njoftimi i FC Malisheva:
Malishevë,
15 shtator 2022
FC Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon.
Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin.