Edhe Skocia i ka dhënë fund këtij sezoni futbollistik. Pas Francës, Belgjikës dhe Hollandës, sot ka qenë radha e Federatës Skoceze të Futbollit t’i “vërë kapakun” këtij edicioni. Përmes një komunikate për shtyp është lajmëruar fundi i sezonit, ku kampion shpallet ekipi i Celtic.

Për të 9-tin vit radhazi, klubi i Glasgout arrin të fitojë trofeun më të rëndësishëm sezonal. Ndërsa nga kategoria ka rënë skuadra e Hearts që vitin e ardhshëm do të luajë në Championship.

Share.