Kolonel Fehmi Hoti nga sot do të ushtrojë një ndër pozitat më të rëndësishme në hierarkinë e Policisë së Kosovës, atë të zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm.
Burime të IndeksOnline kanë bërë të ditur se vendimi për emërimin e kolonel Fehmi Hotit zëvendësdrejtor është marr sot.
Ministria e Punëve të Brendshme kishte hapur konkurs për zëvendës-drejtor të përgjithshëm, pasi Samedin Mehemti nga kjo pozitë është zgjedhur drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Deri më tani, kolonel Fehmi Hoti ka ushtruar detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai para se të emërohet drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka punuar në Departamentin e Krimeve të Rënda.
IndeksOnline ka pyetur Policinë e Kosovës, por ata nuk e kanë konfirmuar.
Fehmi Hoti është me prejardhje nga komuna e Malishevës.