Kryetari i Forumit Ekonomik mbarë Shqiptar, Nagip Fejzi në konferencën rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” që po mbahet në Prishtinë organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), mes tjerash tha se derisa Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk kanë koordinim mes politik bërësve, do të vuajnë shumë bizneset
Fejzi: Derisa ne nuk kemi koordinim mes politikanëve, do të vuajnë shumë bizneset
“Nuk mund të kuptoj si mundet ende ne të kemi barriera mes shteteve tona. Atë që e tha zëvendëskryeministri Bytyqi, ne duhet një herë të kemi një bashkëpunim shumë të fuqishëm rajonal, ngritjen e bizneseve rajonale, por sot unë jam një kritik pozitiv sot mungon edhe qasja e politikës rajonale. Dhe derisa ne nuk kemi koordinim mes politikanëve, do të vuajnë shumë bizneset“, tha Fejzi./TV Malisheva