Fëmijët që pinë lëng frutash gjatë kohës që konsumojnë mëngjes, kanë më shumë shanse të jenë mbipeshë apo të vuajnë nga obeziteti.
Ndonëse gjithnjë lëngjet të tilla janë konsideruar si një opsion i shëndetshëm, niveli i tyre i sheqerit po rritet përherë e më shumë dhe kjo ndikon ndjeshëm në shëndetin e të vegjëlve.
Studime të reja të kryera në Universitetin e Mjekësisë në Vienë e kanë provuar këtë dhe ekspertët paralajmërojnë prindërit të mos mendojnë se çdo lëng i freskët është i mirë për ta.
Përveç kësaj, i këshillojnë gjithashtu që në vend të lëngut, t’i japin fëmijëve një frut pas mëngjesit.
Nga eksperimenti rezultoi se ata të cilët pinin lëng portokalli apo molle gjatë kohës që hanin mëngjes kishin 50% më shumë shanse për të qenë mbipeshë krahasuar me fëmijët të cilin pinin ujë.
Përveç lëngjeve, moskonsumimi i mëngjesit është gjithashtu i lidhur me mbipeshën, pasi shanset për të konsumuar ushqime të pashëndetshme gjatë ditë janë të mëdha. /TV Malisheva