Në Moskë, policia arrestoi pesë fëmijë të moshës 7 deri në 11 vjeç, të cilët së bashku me prindërit e tyre po protestonin kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Siç ka postuar në Twitter gazetarja bjelloruse Hana Liubakova, fëmijët erdhën me prindërit e tyre në ambasadën e Ukrainës mbrëmë. Posterët që ajo mbante shkruante “Jo luftës”. Policia i arrestoi dhe i liroi kur në komisariat ku u ndaluan erdhi një avokat./TV Malisheva

Share.