Kush janë talentët e ri motër e vëlla që këndojnë këngë folklorike që nga mosha e re?

16 vjeçari Festim Mazreku, nxënës i Shkollës së Mesme, dhe Elsa Mazreku, 11 vjeçare kanë zgjedhur zhanrin e muzikës folklorike që të këndojnë nga mosha e tyre e hershme.

Ata edhe pse mjaft të ri në moshë, kanë një pasion të veçantë për muzikën folklorike e cila ju ka fjetur në shpirt të dyve.

“Fëmijët e kanë zgjedhur këtë zhanër vet, edhe pse ne nuk e këndojmë në familje dhe kjo po na bënë të lumtur çdo ditë e më shumë” , thotë prindi i tyre, Bedri Mazreku.

Festimi dhe Elsa i kanë dërguar dy video me këngë të ndryshme, të cilat janë pëlqyer dhe shpërndarë nga shikuesit e progrmait Florinjtë-TV Malisheva, ku edhe ishin fitues në javën e kaluar për videon më të pëlqyer.

Deri më tani, janë dërguar me qindra video me motive të ndryshme të shfaqura në televizion, por edhe janë publikuar në rrjetin social në Facebook në faqen Florinjtë – TV Malisheva, ku shumë talentë të rinjë janë zbuluar për herë të parë në këtë emision.

Ndërsa Festimi dhe Elsa kanë gjetur një përkrahje të madhe nga shikuesit, mandje videot e tyre janë publikuar edhe në kanalet ndërkombëtare.

Ne ftojmë të gjithë nxënësit dhe fëmijët që kanë talente të ndryshme, të bëhen pjesë e programit i cili shfaqet nga e hëna në të premten, duke filluar nga ora 10: 00 – 11: 00./Tv Malisheva

Share.