Sir Alex Ferguson luajti një rol të rëndësishëm në kthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford, për shkak se rivalët Manchester City dukej se po i afroheshin sulmuesit.

Largimi i 36-vjeçarit nga Juventusi ishte i qartë para se destinacioni i tij të ishte zgjidhur, por ai fillimisht dukej i vendosur të bashkohej me Pep Guardiola në City, shkruan Marca.

“Shumë njerëz luajtën rolin e tyre për ta kthyer Ronaldon në Manchester United”, tha Ferguson për Viaplay.

“Unë kontribuova duke ditur se ai me të vërtetë donte të vinte këtu, dhe kjo ishte e rëndësishme”.

Tutje Ferguson tha se nuk mund të imagjinonte të shihte Ronaldon të luajë për Manchester City.

“Unë nuk do të thoja se është emocionale, por është emocionuese dhe një lehtësim sepse nuk mund ta imagjinoja që ai të luante për Manchester City. Unë nuk mendoj se dikush mund ta bëjë këtë.

“Kjo është arsyeja pse ne ndërmorëm hapa për t’u siguruar që ai të vinte këtu. Klubi e ndoqi mirë, unë fola me Glazers dhe më pas u bë”, tha Ferguson.

“Unë mendoj se ai do të ketë një ndikim në lojtarët e rinj në veçanti. Ai ka përvojën për të trajtuar situatat”. /TV Malisheva

Share.