Ferizaj po përballet me një gjendje aspak të mirë, kur kanë mbetur edhe dy javë në fillim të edicionit të ri.

Sot aksionarët anglezë kanë arritur në Kosovë, ku nesër do ta mbajnë një takim më të gjithë aksionarët e tjerë, që të merren disa vendime.

Gazeta SHESHI mëson që një pjesë e drejtuesve që janë ende në klub dhe i qëndrojnë besnik Ferizajt, kanë vendosur që ta anulojnë miqësoren ndaj Drenicës.

Kjo pasi klubi nuk ka mjetet në konto, as që të udhëtojë për ta zhvilluar këtë ndeshje.

Të shtunën pritet të merren vendime të rëndësishme dhe të krijohet edhe një buxhet për nisje të kampionatit.

Share.