Vazhdojnë mosrespektet dhe padrejtësitë e klubeve ndaj futbollistëve të tyre.
Para pak ditësh FFK-së, ka ndarë një buxeht solid për skuadrat kosovare të futbollit në këtë kohë pandemie, që sado pak t’iu lehtësoi gjendjen edhe ashtu të rënduar të klubeve tona gjatë kësaj pazue të dhunshme shkaku i koronavirusit.
Në këtë buxhet janë paraparë të paguhet nga 35 persona në klub, përfshirë edhe futbollistët, mirëpo jo të gjithë janë paguar.
“Korneri” ka kontaktuar me mbrojtësin e shkëlqyeshëm, Ardian Shaljani, i cili nuk ka qenë fare në listën e pakos së ndarë nga FFK-së, me pretekst se nuk ka luajtur për klubin shkaku i lëndimit, e lëndimin e pësoi pikërisht aty.
Edhe më keq është rasti i tij, pasi jo që klubi nuk është paguar fare së paku për një pjesë të operacionit të gjurit, por atij ia kanë borxh edhe pesë paga tjera
Shaljani është detyruar që rastin (ankesën) ta dërgoj në FFK-së, dhe po pret përgjigje.
Është interesant të ceket se lojtarin te Ferizaj e mori trajneri tashmë i larguar Bekim Isufi, që e vërejti talentin e mbrojtësit, por gjithçka u zbeh në mes Shaljanit dhe zyrtarëve të klubit të Ferizajt, prej largimit të trajnerit Isufi.