Ferizaji ka shënuar një fitore të madhe në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.

Në udhëtim tek Llapi, Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat të thellë 2:4, raporton lajmi.net.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Livoreka, i cili realizoi gol qysh në minutën e 3’ të këtij takimi.

Epërsinë e Ferizaj e dyfishoi Mustafa, duke dërguar topin në rrjetë gjatë minutës së 33’.

Vendësit reaguan me anë të Mentor Zhdrellës, i cili ngushtoi epërsinë në 2:1, 2 minuta para fundit të pjesës së parë, raporton lajmi.net.

Minuta e 47’ solli edhe një gol për mysafirët, me Asanin që shënoi golin e tretë për Ferizaj, kurse, golin e katërt për feriazajasit e shënoi Shala, kur po luhej minuta e 68’ e takimit.

Rezultati final u vulos në minutën e 86′, kur Llapi shënoi edhe një herë për rezultatin 2:4.

Me këtë fitore Ferizaj ngitet në kuotën e 9 pikëve, për të prekur pozitën e tetë, kurse Llapi mbetet në kuotën e 17 pikëve, në pozitën e tretë.

Share.