Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot vizitoi fermerin Gjon Musollin në Istog i cili në fermën e tij mjaft mbarështon rreth 500 dele dhe qingja, 70 krerë lopë prej të cilave merr 1100 deri në 1600 litra qumësht në ditë nga kjo veprimtari. Z. Musolli, gjithashtu punon edhe tokën me rreth 200 hektarë prej të cilave 80 ha me grurë, 85 ha me misër dhe pjesën tjetër e ka të mbjellë me jonxhë.

Gjatë vizitës, Ministri Peci bisedoi me Gjon Musollin për sfidat dhe mundësitë në fushën e blegtorisë dhe bujqësisë, ndërsa theksoi se qëllimi i vizitës së tij është për të dëgjuar dhe marrë ide nga fermerët për të ndihmuar në zhvillimin e sektorit bujqësor në Kosovë. Ministri Peci gjithashtu u shpreh se politikat mbështetëse por edhe ato legjislative të MBPZhR-së përmes po bëhen me qëllim që të ndihmoj në përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme për fermerët, si dhe të sigurojë mbështetje financiare dhe teknike për të rritur prodhimin dhe kualitetin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në vend.

Ndryshe, z. Musolli ishte njëri nga fermerët të cilët përfituan nga procesi i ri i formës së aplikimit në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2023, i cili procesin e aplikimit e ka kryer brenda dy orëve, e jo si në të kaluarën që për të njëjtin proces i janë dashur 30 ditë për të kompletuar dokumentacionin për aplikim.

/TV Malisheva

Share.