Qindra fermerë protestuan sot kundër rregullores për mjedisin të qeverisë holandeze, duke bllokuar me traktorë rrugët në kufirin me Gjermaninë.

Agjencia holandeze e lajmeve ANP, raportoi se demonstratat bllokuan pikën kufitare midis qytetit Coevorden, në provincën Drenth dhe Saksoninë e Poshtme.

Demonstrata më e madhe në Holandë tërhoqi qindra fermerë në qytetin Hilversum, afër Amsterdamit.

ANP raportoi se protestës iu bashkuan rreth 100 fermerë nga Gjermania.

Arsyeja e protestës është se fermerët ndikohen padrejtësisht nga përpjekjet e qeverisë për të reduktuar emetimet e azotit.

Share.