Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka publikuar një video në llogarinë e tij InstaStory, në të cilën shfaqet këngëtari Robert Berisha.

Videoja në fjalë është realizuar më parë dhe në të Roberti flet për reperin shqiptar duke bërë shaka pasi është vetëm 13 vjeçar.

“Këtë mundesh me adoptua më e bë çun se i ka vetëm 19 vjet”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Fero ka publikuar këtë video në Instagram dhe ia ka bashkangjitur një sërë postimesh tjera.

“Roberti më pëlqen për arsye se i ka vetëm 3 – 4 data në muaj. Dhe këto data me i mbledh bashkë çmimi është 455 euro”.

“Tani për COVID-19 është në gjendje me ardh me 215 euro për 4 data koncerte apo ahengje”, ka shkruar ai duke ironizuar dhe duke ia shoqëruar disa ‘emoji’ me të qeshura.

Lidhur me këtë, Roberti akoma nuk ka bërë një reagim pasi intervista është realizuar para një kohe./Tv Malisheva

Share.