Rep-artisti i njohur shqiptar, Fero, shpeshherë di të bëhet pjesë e komenteve dhe faqeve rozë.

Për të u përfol në masë të madhe kohëve të fundit, pasi kishte ftuar disa artistë për një ‘betejë hip-hopi’.

Sidoqoftë, Fero si duket ka vendosur që ë rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, kësaj radhe më një veprim më ndryshe.

 

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai është shfaqur duke u argëtuar nën tingujt e këngës “Palo”, nga Melinda Ademi.

“Ajo është ende rep-artistja ime e preferuar“, ka shkruar ai në mbishkrim.

Vlen të përmendet se kohë më parë, Fero kishte habitur fansat ndërsa shfaqej duke i dëgjuar rep-artistet e tjera të estradës shqiptare, për të cilat nuk ndante mendim të mirë./TV Malisheva

Share.