Kanë përfunduar para pak çastesh dy takimet e ditës së sotme në IPKO Superligë.
Ballkani ka mposhtur me rezultat 3-1 Feronikelin, kurse Gjilani edhe më bindshëm Ferizajin, 0-3, shkruan GazetaBlic.
Djelmoshat e Gentijan Mezanit treguan krejt një fytyrë tjetër nga java e kaluar kundër Trepçës’89, për t’i dhënë një leksion kështu skuadrës vendase, që në xhiron hapëse fitoi si mysafire e Dritës.
Ballkani ndërkaq, ka fituar ndaj kampionit aktual, Feronikelit 3-0. Blendi Baftiu dy herë e Besnik Krasniqi nga penalltia e bënë të pavlefshëm golin e Haxhi Nezirajt.