Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Jusuf Dobrës.
Klubi i futbollit Feronikeli i dërgon ngushëllimet më të përzemërta për familjen Dobra, duke shpresuar që të gjejnë forcën për të përballur ndarjen nga jeta të Jusuf Dobrës.
Jusuf Dobra ishte në kryesinë e parë të Klubit të futbollit Feronikeli, prandaj ne si klub kemi humbur një njeri të madh dhe Kosova një sportdashës të çmuar.
Hisoriku i tij me klubin:
Në pranverë të vitit 1985 u zgjodh kryetar u KF “Feronikeli” dhe në krye të kësaj detyre qëndri deru në shtator të 1988. Gjatë periudhës katërvjeçarë Jusufi u angazhua për krijimin e kushteve sa më të volitshme të klubit. Ai bëri kthesa të dukshme radikale, sepse shërbeu si “hallkë” që e lidhte klubin me OTHP “Feronikeli”, ku punonte.
Meqë kishte kontakte të përhershme me udhëheqësit e njësive të ndryshme punonjëse, bisedoi me Veli Popajn, ekonomist i diplomuar, drejtor i NJP “Ushqimi shoqëror” dhe i “transportit”, përndryshe adhurues i flaktë i futbollit. Ai e ftoi në bisedë Ramadan Berishën, udhëheqësin e “USH” dhe Avdyl Gashin, udhëheqësin e “Transportit, dhe ju tha: “Duke filluar nga e diela, çdo të diel, ta siguroni drekën për 25-30 persona dhe transportin deru bë vendin ku futbollistet e Feronikelit e zhvillojnë ndeshjen”. Më vonë OTHP “Feronikeli” e mori klubin nën përkujdesjen e vet në tërësi. Kjo ngjau më 19 shtator 1988, kur u mor vendimi qe klubi tani e tutje të thirret “Feronikeli” (deri atëherë thirrej Nikeli). Në këtë mbledhje u zgjodh edhe kryesia e re, me kryetar Rrahim Sejdiun, ndihmës i drejtorit gjeneral për çështje ekonomike në “Feronikel”. Ishin këto kthesa shumë të rëndësishme për veprimtarinë dhe sukseset e mëtejme të klubit, që i përgaditi, i trasoi dhe i orientoi Jusufi.
Kryesia e re. Po me inicilim e Jusufit, kontakton drejtëpërsëdrejti me drejtorin gjeneral, Xhemshit Duriqin, për rregullimit e terrenit të futbollit. Kjo çështje, me rekomandimin e drejtorit, vihet në rënd të ditës në mbledhjen e Këshillit.
Falë Jusufit, kushteve që u krijuan, punës së pakursyeshme e vetëmohuese të kryetrajnerit Mehdi Bucollit, elanit e vullnetit të lojtarëve, “Feronikeli” në kampionatit 1988/89 u bë anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.