Ferrari Enzo është një nga veturat më të rëndësishme në histori, dhe një kopje u shit për 3.8 milionë euro.

E frymëzuar nga pamja e një veture të Fomula 1 deri te motori 6.0 litra V12 atmosferik, gjithçka thotë se kjo veturë italiane është bërë me fokus në performancën.

Ferrari prodhoi vetëm 400 modele Enzo midis 2002 dhe 2004, dhe vetëm një “grusht” u pikturua me ngjyrë Rosso Scuderia, e cila zbukuroi disa nga veturat më të famshme të Ferrari F1.

Vetura në fotografi është prodhuar në vitin 2003 dhe përshkoi vetëm 568 kilometra.

Motori i sipërpërmendur 6.0-litër V12 zhvillon 651 kuaj fuqi dhe 658 Nm çifte rrotulluese, dhe e gjithë fuqia transmetohet te rrotat e pasme përmes një transmetimi manual të automatizuar me 6 shpejtësi të quajtur F1.

Falë trupit me fibra karboni, Enzo peshon 1,480 kilogramë, është 4,072 metra i gjatë, 2,035 i gjerë dhe 1,147 mm i lartë, që do të thotë se është dukshëm më e madhe se modeli F50.

Dhe ndërsa këta elementë e bëjnë Ferrari Enzo shumë të dëshirueshëm, vetura në fotografi ka shkuar një hap më tej. Ngjyra e saj unike Rosso Scuderia zbukuron vetëm disa ekzemplarë të tjerë që dolën nga Maranello, dhe ky është i vetmi ekzemplar i tillë në Shtetet e Bashkuara. Pronarë të tjerë aktualë ose të mëparshëm të veturave në këtë ngjyrë përfshijnë Michael Schumacher, Jean Todt dhe Papa Gjon Pali II.

Kopja e fundit e prodhuar, e cila ishte në pronësi të Papës Gjon Pali II të përmendur, u shit për më shumë se 6 milionë dollarë. /TV MALISHEVA

Share.