Prodhuesi italian i makinave sportive Ferrari ka njoftuar se do të prodhojë valvola respiratore dhe pajisje për maska mbrojtëse të fytyrës, si pjesë e përpjekjeve për parandaluar pandeminë e koronavirusit, sipas një deklarate sot.

“Ferrari ka filluar të prodhojë valvola respiratore dhe maska mbrojtëse në fabrikën e saj Maranello si një nga iniciativat në mbështetje të punonjësve shëndetësorë që trajtojnë pacientët me koronavirus,” tha kompania.

Sipas Ferrarit, pajisjet e sapo zhvilluara do të shpërndahen në spitale të ndryshme italiane, përfshirë ato në Bergamo, Xhenova, Modena dhe Sassuolo, si dhe punonjësve shëndetësorë në qytetin e Medicina, afër Bolonjës.

Në një deklaratë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio tha se vendi është krenar për përpjekjet e Ferrari për të mbështetur punëtorët e kujdesit shëndetësor.

“F errari, një nga përsosmëritë tona italiane, ka vendosur aftësitë e saj për t’u përballur me koronavirusin dhe për të mbrojtur jetën e italianëve … duke e ditur që kompania po ndihmon vendit na bën krenarë,” tha Di Maio

Share.