Me Charles Leclerc në timon, ky Ferrari arriti të lëvizte me mbi 240 kilometra në orë

Gjatë vjeshtës, pritet që të lansohet Ferrari SF90, brenda së cilit janë tre motorë elektrikë, që i mundësojnë të prodhojë jo më pak se 1,000 kuaj fuqi.

Kjo makinë e fuqishme, do të jetë pjesë e filmit të metrazhit të shkurtër Le Grand Rendez-vous, për të cilin tashmë janë xhiruar disa skena.

Në mesin e tyre, ishte edhe një skenë, si pjesë e të cilit, ky Ferrari e zgjoi Monakon gjatë orëve të mëngjesit, me zhurmën mbresëlënëse që lëshonte.

Aksioni u zhvillua më 24 maj, pikërisht në ditën kur ishte planifikuar të fillonte Monaco Grand Prix, por që është anuluar shkaku i pandemisë.

Bazuar në pamjet prej 60 sekondash, mund të dëgjohet një tingull shumë mbresëlënës, që lë të kuptohet se ky Ferrari është shumë i fuqishëm, derisa ka dhe dukje të mirë./ Tv Malisheva

Share.