Kombëtarja e Kroacisë ishte e treta më e mira në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kroacia e fitoi medaljen e bronztë të Kupës së Botës, pasi në ndeshjen për vendin e tretë e mposhti Marokun, raporton TV Malisheva.
Pasi që u kthyen në Kroaci, futbollistët kroatë filluan të festonin pas fitimit të medaljes së bronztë në këtë Botëror.
Pjesë e këtyre festimeve ishin edhe yjet si Marcelo Brozovic e Dejan Lovren, të cilët vërehen duke kënduar këngë nacionaliste.
“Për shkak të Anicës dhe kazanit me verë, do të djeg Krajinën deri në Knin. Do t’i vë flakën dy-tre selive serbe, do të kisha ardhur për asgjë”, këndonin futbollistët kroatë.
Momentin në fjalë e gjeni më poshtë.