Në Tiranë sot (20 nëntor) do të jetë një festë të madhe, pas arritjes së kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në verën e vitit 2024.

Shqipëria e arriti kualifikimin në barazimin 1-1 me Andorrës, ndërsa sonte nga ora 20:45 do të përballet me Ishujt Faroe.

Sylvinho bëri një punë të jashtëzakonshëm në pak muaj, duke ia arritur qëllimit që të shkojmë në Gjermani.

Dueli i sontëm do të jetë më shumë festë se sa një përballje, por që barazimi minimalisht është i kërkuar.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).

/TV Malisheva

Share.