Një pilot i Superbike Brazil humbi vendin e parë në metrat e fundit të garës, pasi u ngrit në motor për të festuar para kohe, ndërkohë që ndjekësit e tij, që ai i mendonte se ishin shumë mbrapa, përfituan për t’i rrëmbyer fitoren.
Andre Verissimo ngriti dy duart lart pasi doli nga kthesa e fundit, por Osvaldo Filho dhe Marcelo Skaf përfituan për ta parakaluar dhe për ta lënë në vendin e tretë.
Nuk mungoi dhe komenti i “hidhur” nga gazetari: “Janë situata ku një pilot nuk gabon në llogaritje. A tregoi më shumë besim sesa duhej? Jo. A donte të mburrej? Jo. A është idiot? Po”./TV Malisheva