Gjiganti italian AC Milan ka shënuar sot fitore tejet të rëndësishme në garën drejt titullit të “Scudettos” kundër Fiorentinas.

Pas plot 90′ minutave lojë në stadiumin “San Siro”, Milani e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Fiorentinas, përcjell TV Malisheva.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe të tri pikëve për “Rossonerët” e shënoi ylli portugez Rafael Leao, i cili shënon në minutën e 82′ për rezultatin final 1:0.

Me pikët e reja, Milani vazhdon të kryesojë tabelën me gjithsej 77 pikë, tani pesë sosh larg rivalit të tyre dhe vendit të dytë Interit.

Në anën tjetër, pas humbjes sot Fiorentina zë vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 56 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Milanit.

Share.