Historiani Fahri Xharra, pranohet anëtar i Asociacionit Amerikan të Historisë, me seli në DC.
Më datën 21 janar është bërë konfirmimi zyrtar nga ta, teksa për këtë gjë ka njoftuar vet Xharra, përmes rrjetit social Facebook.
“Miq të nderuar, e kam një lajm të mirë për ju.
Prej dt.21 Janar 2023
jam antar (Emeritus Member) i Asociacionit Amerikan të Historisë.
Tani e kam mundësinë e madhe që të njoftoj historianët amerikan dhe më gjërë për tē kaluarën tonë të fshehur dhe të mohuar”, shkroi ai.
Asociacioni Amerikan i Historisë promovon punën historike dhe rëndësinë e të menduarit historik në jetën publike.
/TV Malisheva