Ylli nga Kosova, Amir Rrahmani fitoi mbrëmë titullin e kampionit të Serie A me skuadrën e Napolit.
Barazimi 1:1 i Napolit me Udinesen mbrëmë nënkuptoi që skuadra e Luciano Spallettit shpallet kampione e Serie A pas plot 33 vitesh.
Amir Rrahmani ishte ndër lojtarët kyç në këtë rrugëtim të Napolit. Mbrojtësi nga Kosova, që dikur mbronte ngjyrat e skuadrës së Drenicës tani është pjesë e historisë së Napolit.
Pas këtij suksesi fantastik të Rrahmanit ka reaguar edhe ish-klubi i tij FC Drenica.
“Amir Rrahmani shpallet kampion me Napolin në Serie A. Ish lojtari ynë që fillimin e sukseseve të karrierës së tij në moshë të re e kishte te FC Drenica dhe ishte pjesë e klubit për afro dy sezone. Mbrojtësi bëri paraqitje fantastike me Napolin dhe dha kontribut të madh për skuadrën napolitane për fitimin e trofeut të kampionatit elitar italian. Ne si klub, jemi krenar me arritjet e Rrahmanit dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në karrierë!”, shkruante në postimin e Drenicës në “Facebook”.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02rQVPEQoN2PwJf7syQHoWNhfR4CJcVWpX4sEbEy4VN7teoDo2zCnxX94B7rcr8w9kl&id=100063470743050&show_text=true&width=500” width=”500″ height=”485″
/TV Malisheva