Në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2023”, është realizuar ushtrimi fushor “Steel Alpha 2023”, për valdimin e Kompanisë A dhe Togut IVR nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore.

Sipas Forca e Sigurisë së Kosovës, në këtë ushtrim janë kryer stërvitje për operacione të mbrojtjes, sulmuese, të sigurisë dhe stabilitetit, duke i përfshi këtu edhe stërvitjet në nivel kompanie (LFX) me të gjitha sistemet e armatimit.

Kosova do të marrë pjesë me mbi 1300 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës në stërvitjen fushore “Defender Europe ’23”, përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë.

Gjithashtu, me këtë rast, Republika e Kosovës, do të ketë edhe statusin e vendit pritës.

/TV Malisheva

Share.