Federata e Futbollit të Kosovës para pak minutash ka mbajtur mbledhje e komitetit ekzekutiv ku edhe ka marrë disa vendime të rëndësishme.
FFK ka vendosur që të mbyll Ligën e Parë dhe të dytë, duke vendosur gjithashtu që asnjë skuadër të mos bie nga liga.
Gjithashtu FFK ka marrë vendim që edhe sezoni i futsallit të vazhdoj dhe të luhet direk në play-off, gjë që pritet të ndodh gjatë muajit të qershorit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryetari i klubit të Mabetex Prishtina, Fatos Dili në një njoftim në rrjetin social “Facebook”./Tv Malisheva