Kampionati nuk do të vazhdojë, mirëpo kampion do të shpallen të gjitha ekipet të cilat ishin në vendin e parë në të gjitha grupmoshat. Ky është vendimi i fundit që ka nxjerrë Komiteti Ekzekutiv më datën 28 maj, ani pse një vendim tjetër ishte publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës një ditë më herët, raporton Gazetasheshi.com.

Për shkak të kushteve ishte planifikuar që kampionatet në grupmoshat e reja të mbyllin dhe sezoni të anulohej.

Por, ditë e re nafakë e re. Kështu ishte edhe dita e 28 majit për skuadrat të cilat kryesonin tabelën në shtatë Lidhjet Rajonale në Kosovës, të cilat morën vendimin e ri nga ku edhe zyrtarisht shpallen kampion.

Megjithatë, në vendim nuk është speficikuar nëse do të ketë gara të Play-Offit këtë edicion, të cilat zakonisht zhvillohen gjatë muajve të verës ndërmjet kampionëve të regjioneve për t’a shpallur kampionin e Kosovës, apo nuk do të ketë.

Vendimet e fundit nga Komiteti Ekzekutiv i gjeni të rreshtuara më poshtë:

Vendime pishman kishte edhe për kampionatin e Juniorëve, derisa FC Ballkanit i’u dha trofeu dhe tri skuadra nga Liga e Parë u inkuadruan në Superligë.

Share.