Suksesi që ka pasur me modelin 500, ka bërë që Fiat të angazhohet për ta zgjeruar edhe më shumë numrin e modele të ngjashme.

Në vitin 2014, Fiat e solli 500L, derisa dy vite më vonë edhe 500X, që ishin shumë të pëlqyera, por me kalimin e viteve, industria e automobilizmit ka ndryshuar në masë të madhe dhe këto makina duhet të ndryshohen.

Auto Express raporton se të dy këto makina mund të largohen gjatë viteve në vijim, që të zëvendësohen me një që pritet të quhet 500XL.

Bosi i Fiat, Olivier Francois ka bërë të ditur kohë më parë, se 500L do të kthehet në makinë që mbushet me rrymë, derisa 500X do të transformohet sepse nuk është më koha e crossoverave klasik.

“Mendojmë që në të ardhmen, t’i bashkojmë modelet X dhe L, por që nuk pritet të ndodhë së shpejti, ndërsa kur e them këtë, sigurisht se nuk mundojë se do të ndodhë gjatë këtij viti”, ka thënë Francois lidhur me këto plane.

Dukja e këtij modeli të ri, do të bazohet në gjuhën e re dizajnuese të Fiat, që pritet t’i japë një pamje shumë më të mirë. /Tv Malisheva

Share.