Përfaqësuesja e Kosovës A në basketboll do t’i rikthehet parketit këtë muaj, ku do të zhvillojë ndeshje kundër Danimarkës.
Kosova përballet me Danimarkën në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025, përcjell TV Malisheva.
Lista e grumbullimit përbëhet nga 14 basketbollistë, ndërsa stërvitja e parë do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në palestrën sportive të Kolegjit “ISP” në Marigona Residence.
Sa i përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A janë ftuar basketbollistët Etnik Peci dhe Ardit Pepaj.
“Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor, ndërsa gjenden në grup edhe me Norvegjinë.
Kosova renditet e dyta me tre pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.
Listën e gjerë të basketbollistëve të ftuar e gjeni më poshtë.