Fidan Aliti është bërë me skuadër të tre. Futbollisti nga Kosova i është bashkuar skuadrës turke Alanyaspor me të cilën ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare.

Pas nënshkrimit, Aliti tha se është shumë i lumtur që është bashkuar me këtë skuadër.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam i vetëdijshëm për qëllimet e klubit tim. Do të bëj më të mirën për ta bërë ekipin tonë më të mirin dhe për të lumturuar tifozët tanë”. tha ai.

“Unë e dua shumë Turqinë dhe një nga të afërmit e mi jeton këtu. Gjithçka do të jetë më e lehtë sepse e njoh mentalitetin e turqve”, shtoi ai.

/TV Malisheva

Share.