Organizata e futbollit botëror, FIFA ka hapur një hetim zyrtar për ngjarjet në tribunat e stadiumit Maracana përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis Brazilit dhe Argjentinës. Më konkretisht, FIFA do të hetojë sulmin e policisë braziliane ndaj tifozëve vizitorë ku u lënduan disa.

Kujtojmë se kombëtarja e Argjentinës mposhti Brazilin në Rio de Zhaneiro me golin e Nicolas Otamendit dhe fillimi i ndeshjes u vonua me gjysmë ore për shkak të një konflikti mes tifozëve dhe policisë në tribunë.

Ndërsa situata në tribuna nuk u vu nën kontroll, Lionel Messi e tërhoqi ekipin në dhomën e zhveshjes dhe Emiliano Martinez u përpoq të ndalonte vetë policinë.

Skuadra vendase priti kampionët e botës me shpresën për të thyer serinë e dy humbjeve, por ata përjetuan një tjetër zhgënjim dhe humbën një ndeshje kualifikuese në shtëpi për herë të parë në histori dhe tre humbje kualifikuese radhazi janë gjithashtu një ‘rekord’ në vete.

Lajmi i keq për brazilianët nuk mbaron me kaq. Gazeta lokale Globo shkruan se FIFA mund të vendosë të ndëshkojë Federatën e tyre (CBF) pas hetimit.

Një gjobë me para ose një ndeshje me tribuna të zbrazëta, madje edhe një zbritje pikësh, janë të mundshme.

Për Brazilin, i cili tani është në vendin e gjashtë, do të ishte një goditje e madhe nëse ndodh kjo e fundit.

/TV Malisheva

Share.